Rama: Bonusi qe kthehet në mbështetje mujore për

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur dy masa të reja në buxhetin e ri, që synojnë rritjen e mbështetjes financiare për familjet dhe studentët në nevojë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se bonusi i bebes do të transformohet në një skemë mbështetjeje mujore për fëmijët, me qëllim ndikimin në të ardhurat e familjeve.

Related article  Dea Mishel tallet me Erion Braçen pas sulmit me vezë: Mbante shumë erë, mos…

Një tjetër masë lidhet me studentët që vijnë nga familje në nevojë. Sipas kryeministrit, mbështetja financiare për ta do të rritet me më shumë se dyfish, duke arritur në vlerën e gjysmës së pagës minimale.

“Ne sot kemi në subvencionim nënat e papuna që rrisnin fëmijë të mitur dhe janë kryefamiljare. Në buxhetin e ri kemi vendosur që bonusin e bebes ta transformojmë në skemë mbështetjeje për fëmijët çdo muaj, që të ndikojmë në të ardhurat e familjeve. Po nuk mjafton.

Related article  E trishte! I moshuari ndërron jetë duke pritur autobusin (Dalin pamjet )

Kemi vendosur të rrisim në mënyrë domethënëse, më shumë se dyfish, mbështetjen financiare për studentët që vijnë nga familjet në nevojë, që do të shkojë sa një gjysmë page minimale. Por nuk mjafton.

Related article  E fundit! Edi Rama që në mëngjes flet për pensionistët…

Mbi të gjitha, besoj shumë fort që kjo situatë e re e gatuar me vite në Europë, si rezultat i arsyeve që janë sa të ngjashme dhe të ndryshme, kërkon një qasje të re ndaj gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik të njerëzve.”, tha Rama.