Aksidentohet me biçikletë! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (FOTO)

Ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare Berat Asllani nga Mitrovica, disa ditë pasi ishte aksidentuar me motoçikletë. Ai po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte transferuar pas ndihmës së parë në Spitalin e Mitrovicës. Pas pesë ditësh në gjendje të rëndë, është bërë i ditur lajmi për vdekjen e tij.

Lajmin e hidhur e ka njoftuar vëllai i tij, aktori Agan Asllani, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e njeriut të dashur.

Related article  Cameron Diaz and Benji Madden welcome baby number 2

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Ahmet Selaci”, në lagjen Bajr të Mitrovicës. Berati ishte dërguar në spital pa vetëdije, ndërsa ekzaminimet kishin evidentuar gjakderdhje në tru. Gjendja e tij kishte kërkuar transferim urgjent në QKUK, ku kishte vazhduar trajtimin.

Related article  The BIBLE says the age difference between couples is a…

Përtej lajmit të aksidentit, mesazhet e përkujtimit japin edhe një pamje të mënyrës se si Berati njihej nga njerëzit pranë tij. Sipas një reagimi të Rinísë së Tërstenës, të përcjellë nga Tetova News, ai kujtohet nga komuniteti si një njeri i urtë, i dashur dhe i respektuar.

Në mesazhin e tyre, përfaqësuesit e komunitetit kanë shprehur pikëllimin për ndarjen e tij nga jeta dhe kanë përcjellë ngushëllime për familjen Asllani, të afërmit e miqtë. Fjalët e tyre dëshmojnë respektin dhe afërsinë që kishin me 41-vjeçarin, humbja e të cilit ka prekur edhe bashkëfshatarët.

Related article  13-Year-Old Girl Who 'Vanished Without a Trace' Found Alive After 30 Years

Ndërkohë, sipas njoftimit të publikuar nga Sinjali, varrimi i Berat Asllanit do të bëhet sot, më 30 tetor, pas namazit të ikindisë. Familjarët, miqtë dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit.