Ndryshime në drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, si dhe emërimin e Etleva Bishës në detyrën e nënkryetares së Bashkisë.

Related article  “Historia e njejta, fatkeqësisht jemi në rrëmujën e 97-ës”/ Dash Shehi jep detaje: Ditët në vijim do të

Etleva Bisha vjen në këtë detyrë me një profil të spikatur politik dhe profesional. Ndër themelueset e FRESH-it, me një angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, ajo ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë nga Erion Veliaj.

Related article  “1,16€ një litër naftë”, pompa e cila po “shpërthen” me punën pas rritjes së çmimit të naftës

Në vitet e fundit, Bisha ka konsoliduar profilin e saj si eksperte e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.

Related article  Bonuset për pensionistët dyfishohen, POR JO PER TE GJITHE/ Zbulohet kategoria që përfiton më shumë

Emërimi i saj bashkon përvojën politike, përkushtimin ndaj vlerave socialiste dhe ekspertizën e lartë profesionale në administrimin e pushtetit vendor.