Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Pukë-Fushë-Arrëz, ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës, teksa po lëvizte në këtë segment.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti drejtohej nga shtetasi Pal Prendin. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një e moshuar, e cila udhëtonte si pasagjere në automjet.
E lënduara është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.