Ngjarje e rende ne oret e para te mengjesit ne vendin tone

Një aksident i rënde ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:30, në qytetin e Fierit, pranë Spitalit Memorial.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi Gabriel Çuni, dhe një tip “Benz”, në drejtimin e të cilit ndodhej Alfred Sinani. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në automjetin tip “Audi”.

Related article  “Rama po përgatit pasardhësin?” Plani i fshehtë për 25 gushtin, rikthimi i “gardës së vjetër” dhe lufta që pritet të shpërthejë në PS

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e aksidentit.