Detaje nga humbja e jetes se 31 vjecarit

Policia italiane ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku. Siç raportuam edhe më herët, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet brenda një pusete për kullimin e ujërave, në zonën e Felloniche, në Longiano të Italisë.

Sipas mediave italiane, 31-vjeçari dyshohet se është vrarë me disa të shtëna arme zjarri nga një distancë e afërt. Trupi i tij u zbulua pranë disa banesave, pjesërisht i fshehur brenda pusit, ku dushohet se ai ishte brenda tij prej disa ditësh.

Related article  Ilir Kulla: Edi Rama më i rrzikuar se kurrë në 14 vite pushtet

Maxhallaku punonte si bojaxhi, ishte i martuar dhe baba i një fëmije të vogël. Ai ishte zhdukur më 7 tetor, ndërsa një ditë më vonë, automjeti i tij u gjet i djegur plotësisht pranë zonës ku më pas u zbulua trupi.

Related article  What’s Next for Alex Murdaugh Following His Successful Appeal?

Mësohet se 31-vjeçari ishte larguar nga banesa për t’u takuar me një person të njohur, por që prej asaj dite nuk ishte parë më.

Related article  Nëse partneri ju kthen shpinën gjatë gjumit, kjo mund të zbulojë diçka të papritur për marrëdhënien tuaj

Pranë vendit ku u gjet trupi janë zbuluar edhe disa gëzhoja, të cilat po analizohen nga ekspertët kriminalistikë në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes.