Vendos Qeveria – Hiqet taksa për çmimin e naftës – Kaq zbritet çmimi për litër

Çmimi i naftës në pikat e karburanteve do të ulet me 32 lekë për litër, pas heqjes së taksës së qarkullimit nga çmimi i shitjes, sipas një mase të re të njoftuar nga Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Paketës Fiskale 2027, pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën.

“Një lajm shumë i pritur, që nuk e sjell dëshira e qeverisë dhe e imja, është heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do të ulim automatikisht çmimin e naftës në pompë me 32 lekë për litër”, deklaroi Rama.

Related article  BE merr nje vendim te ri qe gezon te gjithe

Aktualisht, taksa e qarkullimit është 27 lekë për litër, si për naftën, ashtu edhe për benzinën. Duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) prej 20%, kjo taksë përfaqëson 32.4 lekë për litër në çmimin përfundimtar të karburanteve. Sipas ndryshimit të njoftuar nga qeveria, taksa e qarkullimit nuk do të mblidhet më përmes çmimit të naftës, por do të zhvendoset te automjetet.

Related article  Shkenda Lili tr*ndit me rastet ne Shqiperi: T radhti brenda familjes

“Ndërkohë, taksën do ta vendosim te makina dhe do ta mbledhim përmes drejtorisë përkatëse”, tha Kryeministri.

Rama njoftoi gjithashtu një detyrim të ri fiskal për automjetet e huaja që hyjnë në Shqipëri.

“Do të vendosim taksë të re për makinat e huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë”, deklaroi ai.

Taksa e qarkullimit mbi karburantet u vendos në vitin 2011, fillimisht në nivelin 5 lekë për litër, dhe u rrit gradualisht në vitet pasuese. Që prej vitit 2015, niveli i saj është 27 lekë për litër, pa përfshirë TVSH-në. Gjatë prezantimit të masës, Kryeministri nuk dha hollësi mbi nivelin e taksës që do të zbatohet për automjetet, mënyrën e përllogaritjes së saj apo tarifën që do të paguajnë automjetet me targa të huaja.

Related article  “Kemi çdo arsye për të hyrë në luftë”, Vuçiç kërcënon Kosovën: Kemi armë më të avancuara se të Izraelit