Skip to content

Luizi, Egla apo…? Cilët banorë do të shkëmbehen mes “Grande Fratello” dhe “Big Brother VIP Albania”? Ja çfarë thonë autorët

Një dokumentar për eksperimentin special “Big Brother” u transmetua në ekranin e Top Channel, 24 orë para nisjes së edicionit të katërt të “Big Brother VIP 4”. Këtë edicion, për herë të parë pritet të kemi shkëmbime banorësh mes “Big Brother VIP Albania” dhe “Grante Fratelo” që vazhdon transmetimin aktualisht në Itali. Ledion Liço, Alfonso Signorini, Neda Balluku dhe Beatrice Luzzi tregojnë konkurrentët që do të donin ‘të shkëmbenin’.

Related article  "Tërbohet Rama"/ Media e majtë publikon sondazhin, Rama në opozitë

Neda Balluku: Nëse do të më duhej të bëja një shkëmbim ndërmjet banorëve të Big Brother Albania dhe Grante Fratelo, do të kisha dashur shumë të shihja Luiz Ejllin në Itali.

Beatrice Luzzi: E di se kë do të dërgoja këtu për ta vënë pak në provë? Njërin që qëndron gjithmonë në zonën e rehatisë. Nuk është kuptuar ende se ç’karakter ka. Do t’jua dërgoja me kënaqësi. Quhet Xhilio, është biond, me kaçurrela. Dua ta shoh në një mjedis jo aq të rehatshëm. Rri gjithmonë si veshka mes dhjamit dhe dua ta shoh pak në tension.

Related article  Rama behet keq, sulmon ashper Florian Binajn qe deri dje e adhuronte! E pabesueshme ajo qe thote per te

Ledjon Liço: Nëse do të zgjidhja dikë që ta çoja në Itali, për shpirt do kisha çuar Eglën. Në çdo kohë të qëndrimit të saj te ne, do e kisha çuar në Itali. Nuk i dihet se çdo kishte përftuar. Do gjente Beatricen andej.

Related article  Alarm në Laç! Fëmija i mitur shfaq shenja të sëmundjes së ... ngjitëse në kopsht, Alarmohet vendi

Alfonso Signorini: Po ju përgjigjem kështu meqë ju kam përzemër, se ju simpatizoj dhe jemi të afërt. Do t’ju dërgoja Xhesikën, e cila është njëshi. Nëse do t’ju shihja si një Big Brother, do ju dërgoja Kleitonin.

Published inLajme