Zbulohet plani B i Albert Sylajt i cili i dështoi

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të Gjakovës, ku ishte lokalizuar pas përpjekjeve për t’i ikur policisë.

Sipas raportimeve, Sylaj kishte shkuar fillimisht në Gjakovë, me qëllim që të merrte veturën e motrës së tij për të realizuar arratinë.

Related article  E fundit! Jepet lajmi nga Instituti i Gjeoshkencave, priten zjarre në këto zona të Shqipërisë

Megjithatë, plani i tij nuk shkoi siç kishte menduar, pasi motra dhe dhëndri i tij nuk ia mundësuan marrjen e veturës.

Pas dështimit të kësaj përpjekjeje, ai mori rrugën malore, duke tentuar t’i shmangej syrit publik dhe të gjente një vend për t’u fshehur.

Related article  Misteri i takimit Rama-Merz në Budva! Çfarë i “urdhëroi” gjermani Edi Ramës, që erdhi në Shqipëri i tronditur: Deri sa të hyni në BE do të

Pas lokalizimit të tij në malet e Becit, në vendin e ngjarjes u angazhuan njësi të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, për realizimin e operacionit të kapjes.

Gjatë përballjes me policinë, Sylaj kërkoi që para dorëzimit të takohej dhe të bisedonte me familjarët e tij, si dhe të dorëzohej te njësiti special FIT.

Related article  Dy ngjarjet e renda qe shokuan vendin tone!

Familjarët e tij u nisën drejt Becit, ndërsa policia vazhdoi operacionin, i cili, sipas raportimit, përfundoi me arrestimin e tij.

Sylaj dyshohet për vrasjen e Arlinda Zekajt, ndërsa për rastin priten informacione të tjera nga autoritetet përkatëse.