Skip to content

Aksidenti i në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit

Ka ndërruar jetë ditën e sotme edhe gruaja e 30-vjeçarit, të cilët një ditë më parë automjeti që po lëviznin u përplas me një kamion në aksin Lezhë-Shëngjin.

Paulin Zefi, ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, Zhaklina Hysa u transportua në gjendje të rëndë te Trauma.

Por pavarësisht ndihmës mjekësore ajo nuk mundi të mbijetojë pas plagëve të marra.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.
Published inLajme