Detaje nga ngjarja e mbremjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Korçë ku një i ri ka plagosur me thikë një 19-vjeçar. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është vënë në pranga brenda pak minutave

Related article  Detajet e perditesuara te ngjarjes

Sakaq mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Autori i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë 23-vjeçari R.I.

Related article  Ngjarje e rende ne veri te vendit, mesohet se 3 persona

23-vjeçari mësohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi cannabis sativa. Ndërsa 19-vjeçari mësohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë plagë në pjesën e kofshës.

Related article  I fundit! Ngjarje e rëndë në Shkodër!

Megjithatë, autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.