I fundit, ngjarje e rende ne vend

Një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Korçës ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 11 të qytetit.

I plagosur ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M. A., i cili është goditur me thikë në kofshë gjatë konfliktit.

Related article  Zyrtarja e lartë e BE-së ‘plas’ bmbën para Kryeministrisë, sapo zbardhi mesazhin trondites qe i ka derguar Rama

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ndërhyrë, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, 23-vjeçarit me iniciale R. I.

Nga verifikimet ka rezultuar se i riu ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të cilën dyshohet se e kishte thyer në momentin e ngjarjes.

Related article  Cpo ndodh para Kryeministrise? Nderhyjne me urgjence 100 police, deri tani mesohet se...

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, efektivët e policisë kanë gjetur edhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Ndërkohë, 19-vjeçari i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  E fundit! Zbulohet arsyeja e “madhe” që fshihet pas ndarjes së Mateos dhe Brikenës

Policia po vijon veprimet për arrestimin e 23-vjeçarit, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit