I fundit, reagon Rama

Pas protestës masive të zhvilluar ditën e djeshme nga studentët dhe të rinjtë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë ka publikuar sërish pamjet e shilteve të vendosura përpara Kryeministrisë, duke sinjalizuar gatishmërinë për t’u ulur në bisedime me protestuesit.

Related article  “Të gjithë shefat të japin dorëheqjen”

Megjithatë, këtë herë vihet re një ndryshim. Ndryshe nga ditët e mëparshme, kur Rama shfaqej personalisht në videot e publikuara përpara protestës masive, këtë herë ai ka zgjedhur të mos dalë vetë në pamje.

Related article  Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

Postimi vjen një ditë pas protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë së tij pa ndalim.

Related article  Studenti padit Edi Ramën për shp*fje, avokati zbulon sa mund t’i kushtojë kryeministrit