LAJMI I FUNDIT/ Ushtarakë të veshur si policë në protestë? Reagon Kryeministria

Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë ka reaguar pas pretendimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale se efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në protestën e sotme të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit.

Related article  Ngjarja e rende ne Korce

MIA i cilëson këto pretendime të pavërteta, duke përcjellë qëndrimin e Ministrisë së Mbrojtjes se asnjë ushtarak nuk është përfshirë në veprimtari policore me uniformën e Policisë së Shtetit.

Related article  Edi Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do të…

Në reagim, qytetarëve u bëhet thirrje të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara dhe t’u referohen burimeve zyrtare.

“Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron kategorikisht këtë pretendim, duke konfirmuar se asnjë efektiv i Forcave të Armatosura nuk është angazhuar në veprimtari policore duke përdorur uniformën e Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit, Forcat e Armatosura ushtrojnë detyrat e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagim.

Related article  Tronditen pushuesit ne Shqiperi, nxirren armet mes lokalit te plazhit, del video tronditese dhe detajet e ngjarjes se rende