Studentja që sfidoi Ramën del me një tjetër deklaratë

Studentja Samanta Toçka e cila tërhoqi vëmendjen e publikut me fjalimin e saj kritik

ndaj kryeministrit Edi Rama, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në

protestën e paralajmëruar për nesër në Tiranë. E ftuar në News24,

Toçka u shpreh se frika e krijuar nga reagimet e kryeministrit mund të ketë

ndikuar në uljen e angazhimit të disa studentëve, por theksoi se kjo nuk duhet t’i ndalë ata të vijojnë qëndrimin e tyre.

Related article  Rama e tregon vendimin e tij “final”

”Besoj se ka një tërheqje të vogël të studentëve, për shkak të frikës që po mbjell kryeministri i vendit, Edi Rama”, tha ajo. Studentja vlerësoi përfshirjen e pedagogëve dhe mjekëve në mbështetje të kauzës, duke nënvizuar se studentët nuk duhet të përballen të vetëm me situatën. Për të protesta duhet të marrë mbështetjen e qytetarëve nga të gjitha shtresat e shoqërisë, përfshirë profesionistët dhe sipërmarrësit e vegjël.

Related article  Tronditet Franca, Dider Deschamps largohet me urgjencë pasi mori lajmin e trishtë

“Studentët nuk duhen lënë vetëm. Nesër duhet të jenë të gjithë në shesh, edhe qytetarët e thjeshtë, edhe ata që kanë një biznes të vogël, edhe profesionistët e çdo fushe”, u shpreh Toçka.

Ajo kritikoi gjithashtu thirrjet e kryeministrit për dialog, duke i cilësuar ato si ironike. Sipas saj, shqetësimet e prindërve për sigurinë e fëmijëve të tyre lidhen edhe me frikën nga dhuna dhe trajtimi i protestuesve në komisariate. “Ka humbur besimi që kemi edhe për Policinë, sepse nuk bëjmë dot kallëzime ndaj policit”, tha studentja.

Related article  Parashikimi i bujshem per fatin tuaj

Ajo e akuzoi Ramën se po nxit përplasjet për të ruajtur pushtetin dhe paralajmëroi se veprimet e tij do të lënë gjurmë negative në kujtesën publike. Toçka shprehu bindjen se protesta e nesërme do të ketë pjesëmarrje të gjerë