Neda Balluku ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka falënderuar publikisht stafin mjekësor të Spitalit Francez në QSUT.
Ish-opinionistja e “Big Brother VIP Albania” ka shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve, pa zbuluar arsyen që e ka lidhur me këtë institucion shëndetësor.
“Shumë mirënjohëse dhe faleminderit nga zemra Spitalit Francez në QSUT dhe veçanërisht doktor Tedi Minarollit, doktoreshë Migenës, mjekut anestezist doktor Arbrit dhe stafit të infermierëve, Nushi, Marjeta dhe vajzat e djemtë për praninë dhe profesionalitetin”, ka shkruar Neda.

Mesazhi ka ngritur pikëpyetje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, pasi ajo nuk ka sqaruar nëse ka qenë vetë paciente apo nëse falënderimi lidhet me kujdesin e ofruar ndaj një personi të afërt.