Kush ishin të huajt që zbritën sot në Rinas? Policia tregon se kujt i përkasin personat e l idhur këmbë e duar, kanë shkuar në Lezhë

Personat e huaj që u panë sot duke zbritur të prangosur nga një avion në aeroportin e Rinasit janë pjesë e procedurave të transferimit nga Italia drejt Shqipërisë, sipas sqarimit të Policisë së Shtetit.

Zyrtari i Policisë, Albert Nushi, ka mohuar pretendimet se ata janë sjellë në Shqipëri për t’u mbajtur në burg. Sipas tij, bëhet fjalë për shtetas që transportohen nga Italia drejt qendrës së Gjadrit, në Lezhë, e cila përdoret për pritjen e emigrantëve të paligjshëm.

Related article  Ngjarje e rende ne Tirane, dhnohet nje grua (Detajet)

“Lidhur me pamjet e publikuara nga Rinasi, ku pretendohet se shtetas të huaj sillen në Shqipëri, për t’u mbajtur në burg, sqarojmë se këto pretendime janë të pavërteta. Bëhet fjalë për shtetas që transportohen nga Italia drejt Gjadrit, në qendrën e pritjes për emigrantët e paligjshëm”, deklaroi Nushi.

Related article  Parashikimi i Gushtit qe i befason te gjithe

Sipas raportimeve të publikuara sot, Italia ka rinisur transferimin e shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në territorin e saj pa dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa personat e parë janë dërguar në qendrën e Gjadrit

Related article  “Lulet e së keqes” çojnë te Lulzim Caka