Dorëheqje masive në radhët tona? Ja e vërteta

Policia e Shtetit ka mohuar se u ka dërguar mesazhe intimiduese mësuesve dhe pedagogëve që kanë marrë pjesë në protesta. Në një deklaratë për mediat, drejtuesi Albert Nushi tha se mesazhet janë dërguar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas tij, në këto mesazhe pretendohej se mësuesit dhe pedagogët ishin filmuar nga policia gjatë tubimit dhe se do të kontaktoheshin për t’u komunikuar akuza. “Sqarojmë se këto mesazhe nuk janë dërguar nga Policia e Shtetit, por nga persona ende të paidentifikuar, me qëllim përhapjen e panikut dhe dëmtimin e besimit të qytetarëve te Policia”, deklaroi Nushi.

Related article  Vajzat që futën shoqen në mes, e ëma tregon çfarë ndodhi në shtëpinë ku u bë dhe video

Ai theksoi se tubimi paqësor është një e drejtë kushtetuese, të cilën policia ka detyrimin ligjor ta respektojë dhe garantojë.

Në të njëjtën dalje, Nushi mohoi raportimet për dorëheqje masive nga radhët e Policisë së Shtetit. Ai deklaroi gjithashtu se asnjë drejtues policie nuk ka dhënë urdhra të kundërligjshëm për ushtrimin e dhunës gjatë protestave

Related article  3AM Bracelet Truth

Lidhur me pamjet nga Rinasi dhe pretendimet se shtetas të huaj po sillen në Shqipëri për t’u mbajtur në burg, Nushi tha se bëhet fjalë për emigrantë që transportohen nga Italia drejt qendrës së pritjes në Gjadër.

Related article  Zbardhët areyeja banale se përse ushtari vru sot dy vëllezërit Islamaj

Policia u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve që ajo i cilëson të rreme dhe që, sipas saj, synojnë të dëmtojnë besimin te institucioni.