Qeveria ka ndryshuar sërish vendimin

Qeveria ka ndryshuar sërish vendimin për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, të angazhuar gjatë protestave, duke rritur numrin e efektivëve përfitues dhe fondin e parashikuar për ta.

Sipas vendimit të ri të Këshillit të Ministrave, numri i punonjësve që do të përfitojnë shpërblim rritet nga 2 750 në 2 821 efektivë, pra 71 më shumë se në vendimin e 19 tetorit.

Ndërkohë, fondi i përgjithshëm për shpërblimet është rritur nga 740 milionë e 80 mijë lekë në 759 milionë e 187 mijë e 520 lekë, një shtesë prej mbi 19 milionë lekësh.

Nga përllogaritja e fondit të përgjithshëm, rezulton se për çdo efektiv është parashikuar një shumë mesatare prej 269 120 lekësh të vjetra, ose 26 912 lekë të reja.

Related article  Edi Rama shtang protestuesit! Ben urgjentisht reagim TE FORTE qe po shkund rrjetin!

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare. Dokumenti mban emrin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në mungesë dhe me porosi të tij është firmosur nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

VENDIMI I QEVERISË:

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.787, DATË 19.10.2026, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIE SHPËRBLIMI PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT DHE PËR NJË SHTESË NË BUXHETIN E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, MIRATUAR PËR VITIN 2026”

Related article  Të shtënat me armë në Ndroq, policia del me njoftim zyrtar: Gjendet një çifte, 4 persona përfundojnë në komisariat

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 14, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.787, datë 19.10.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie shpërblimi punonjësve të Policisë së Shtetit dhe për një shtesë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuar për vitin 2026”, bëhen këto ndryshime:

Related article  Kjo është super rruga! Tjetër tunel, Rama tregon aksin e ri që lidh Tiranën me …

a) Në pikën 1, numri “2 750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë)” zëvendësohet me “2 821 (dy mijë e tetëqind e njëzet e një)”.
b) Në pikat 2 dhe 3, fondi “740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekë” zëvendësohet me “759 187 520 (shtatëqind e pesëdhjetë e nëntë milionë e njëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e njëzet) lekë”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA