Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë, ja kush vjen

Në një kohë që nga protestat studentore kërkohet dorëheqja e kryeministrit, qeveria ”Rama 4” ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre janë renditur dy ndryshime në qeveri. Këtë të mërkurë, me propozim të kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e dy zëvendësministrave.

Këshilli i Ministrave ka emëruar Anila Rexhën zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Related article  ”Para, fat i MADH dhe njohje të reja”/ Duke filluar nga nesër, 3 shenja Horoskopi përballen me ndryshime të papritura të fatit

PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Related article  Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar

V E N D O S I:

Znj. Anila Rexha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ndërkohë Kevin Bufi është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Related article  Aksident i rëndë në vend, dalin detajet e para! Ja cfare thone banoret

V E N D O S I:

Z. Kevin Bufi emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.