Shqipëria zgjohet me vendim befasues nga Edi Rama

Televizioni Klan ka mësuar ekskluzivisht detaje nga paketa e masave që kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime pranë qeverisë, një prej masave të parashikuara është përfshirja në një listë të zezë në sistemin TIMS të personave që kryejnë akte dhune gjatë protestave, me synimin për t’u ndaluar hyrjen në vendet e Bashkimit Europian.

Kjo masë, nëse do të bëhej e zbatueshme, mund të kishte ndikim të drejtpërdrejtë te të rinjtë që duan të largohen pas përfshirjes në akte dhune, apo te ata që duan të studiojnë, jetojnë apo udhëtojnë në vendet e BE-së.

Related article  Plasin ndryshime te reja ne polici, shkarkohen disa drejtore policie

TV Klan mëson gjithashtu se, si pjesë e paketës, po bashkëpunohet edhe me ekspertë francezë për një model franko-shqiptar kundër dhunuesve të pronës publike dhe private.

Synimi është që BE-ja të hapë një front kundër vandalizmit.

Konkretisht, po hartohet një regjistër i posaçëm për dokumentimin e rasteve kur persona apo profile kërcënojnë haptazi qytetarët, bëjnë thirrje për sulme dhe nxisin akte dhune në internet.

Related article  Po vjen vala ekstreme: Ja çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri

Çdo rast do të ruhet me provat përkatëse dhe do t’u referohet autoriteteve përgjegjëse për verifikim dhe ndjekje ligjore.

Kur nga verifikimi rezulton një person konkret, do të bashkëpunohet edhe në nivel ndërkombëtar dhe do të njoftohen kompanitë ajrore, agjencitë e udhëtimit dhe platformat e rezervimeve për sjelljen çnjerëzore të individit.

Paketa parashikon që kush kërcënon jetën e të tjerëve apo nxit dhunë duhet ta kuptojë se veprimet e tij mund të kenë pasoja serioze, përfshirë për udhëtimin apo qëndrimin në hotel jashtë vendit, pasi fshirja e një statusi nuk fshin përgjegjësinë për një kërcënim të dokumentuar.

Related article  Çfarë do të thotë kur gjeni para në rrugë? Mësojeni një herë e mirë të vërtetën (DETAJET)

Ndërsa për personat e dënuar për dhunë, njoftimi do të jetë automatik dhe për tre vjet ata do ta kenë të pamundur të marrin bileta avioni dhe të bëjnë rezervime në hotele.