Përplaset nga një makinë deputetja, përfundon në spital në gjendje kritike

Deputetja e pavarur australiane, Helen Haines, 65 vjeçe, është përplasur nga një automjet jashtë zyrës së saj në qytetin Wangaratta, në shtetin e Viktorias.

Sipas raportimeve të mediave australiane, politikania ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa i është amputuar njëra këmbë.

Ngjarja u konfirmua nga kryeministri australian, Anthony Albanese, i cili bëri të ditur se deputetja është transportuar në spital. Ndërkohë, policia ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili dyshohet se është i përfshirë në ngjarje.

Related article  “Kisha dëgjuar që ajo…”/ U tha se nuk e ndihmoi Parashqevine, Mira Konçi rrefen se cfare ka ndodhur mes te dyjave

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit fillimisht ka kaluar pranë 65-vjeçares, më pas ka bërë një kthesë dhe është përplasur me të, duke e bllokuar poshtë automjetit.

Policia e Viktorias njoftoi se automjeti që përplasi deputeten ishte një Toyota LandCruiser e bardhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:35, jashtë një zyre në rrugën Murphy.

Related article  U shpall Non Grata! Ikballe Huduti i kthehet ashpër Edi Ramës, dhe zbulon detajet që nuk i prisnim kurrë nga ajo

I dyshuari, një banor i zonës së Tarrawingee, rreth 10 kilometra larg Wangaratta-s, u ndalua nga një kalimtar pasi doli nga automjeti. Gjatë kontrollit, brenda makinës u gjet edhe një thikë.

Autoritetet po hetojnë nëse përplasja ishte e qëllimshme. Deri më tani, motivi i ngjarjes mbetet i paqartë, ndërsa policia nuk ka konfirmuar nëse deputetja dhe personi i arrestuar njiheshin me njëri-tjetrin.

Related article  Shpërthen skandali në psikiatri| Infermjerja ofendon dhe godet pacientin

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Helen Haines pritet të transportohet me helikopter drejt Melburnit, ku do të marrë trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Helen Haines përfaqëson zonën zgjedhore Indi, në verilindje të shtetit të Viktorias, që prej vitit 2019.