Skip to content

Arrestohet astrologia/ Parashikoi vdekjen e liderit dhe rënien e qeverisë

Një astrologe turke është arrestuar pasi parashikoi se rënia e qeverisë në Turqi do të paraprihej nga vdekja tragjike e një politikani të rëndësishëm.

Sipas The Sun, Hilal Sarac është akuzuar se me parashikimet e saj ka ofenduar presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe liderin e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Devlet Bahceli.

Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e astrologes teksa po hetohen akuzat ndaj saj. Në një postim në rrjetin X, Sarac shkroi:

Related article  ‘Ferr deri në fund të Korrikut…’ Meteorologia jep lajmin e papritur, ja kur do kemi reshje!

“Mendoj se Devlet Bahceli duhet të vizitohet për mushkëritë. Nëse unë jam astrologia më e mirë mjekësore në vend, që jam në fakt, ai ka një problem serioz me mushkëritë dhe i mbahet fryma”.

Astrologia tha se Bahceli do të vdesë përpara zgjedhjeve të ardhshme duke shkaktuar kolapsin e  qeverisë dhe duke detyruar vendin për të hyrë në zgjedhje të parakohshme.

Related article  I riu gjendet i pajete, dyshimet

“Betohem që ai s’do t’i arrijë zgjedhjet. Zgjedhjet gjithsesi do të mbahen herët”. Më pas, Sarac shtoi se një nga politikanët kryesorë do të vdesë.

“S’jam aq e guximshme sa të shkruaj se kush është, por mendoj se jeni mjaftueshëm të zgjuar që ta kuptoni”.

Astrologia i mbrojti parashikimet e saj dhe tha se bazohet në astrologjinë mjekësore. Astrologjia mjekësore interpreton sëmundjet përmes hartës astrologjike.

Related article  'Pse gjërat e mia personale nuk po i tregoj', Parashqevi Simaku reagon ashpër ndaj ndjekesve

Arrestimi i saj ka ndezur debate në Turqi për lirinë e fjalës. Një përdorues i rrjeteve sociale u shpreh se është “një hap pas për demokracinë”, ndërsa një tjetër s’e kurseu humorin për të thënë se do t’i vijë  radha horoskopit që të ndalohet.

Published inShowbizz