Për herë të parë Gjesti ka parë dhe ka dëgjuar këtë mbrëmje deklarata që Xheneta ka dhënë në Fan Club në Top Channel për të dhe lidhjen e tyre më parë.
“Varësen ma ka dhënë tezja, më ka rënë diku në makinë kur kam ardhur këtu dhe nuk e kam më. Sa i përket asaj që nuk e kam dash, po për Zotin, aq shumë sa kam heq keq aty brenda dhe aq shumë… kurrë nuk u ndal, më ka bërë me qajë, dashuri ajo s’ka pasur kurrë, unë kam pasur.
Dhe afrimitetin që kam pas me Eglin e kam thënë që Xhenetën e kam pas në mendje, në fillim më shpesh tani më rrallë. Ç’a kam përjetu aty Zoti i madh e di, katër ditë kam nejt pa u çu nga krevati, ka lujt me ndjenja, e tani i kam tregu ku e ka vendin.
Nëse del dhe jashtë që unë po luaj me Eglin unë tërhiqe, unë s’po bëj lojë me Eglin, por nëse po transmetohet ashtu, dhe ajo po lëndohet unë tërhiqem.
E kam sqaru unë dhe me Xhenetën, i kam thënë mos mi bëj këto gjëra, i kam thënë të jemi të sinqertë, mos më lëndo, ajo ka vazhdu… fjalët më të këqija që kanë ekzistu mi ka thënë në atë shtëpi’, tha ai.
