Skip to content

Cili ishte informacioni nga jashtë që kërkoi Loredana? Banorja shtanget kur e zbulon, shpërthen në lot. Jozi…

Loredana ka kërkuar informacion për Jozin pasi ka dalë nga shtëpia, si dhe për raportin që ai ka me Loredanën, duke thyer kutinë e informacionit dhe duke humbur 20 mijë euro nga çmimi i madh nëse e fiton.

Ajo mësoi që Jozi ka hequr unazën e martesës së tyre. Po ashtu mësoi edhe për raportin që ai ka me Valbonën, ku tha se nuk i njeh vëllezërit, ndryshe nga sa kanë pretenduar ata të dy në shtëpi.

Related article  Anullohet televotimi në Big Brother, Zarf i Zi në shtëpi. Eliminohet Gerta?!

‘Valbona ka karakter burrneshe, është shumë e fortë. Vëllezërit e saj nuk ia njoh. Kam parë reagime të prindërve të saj, jam stepur pak, nuk do takohesha me prindërit e saj pasi të dalë Loredana”, tha Jozi.

Related article  Xheneta ‘shpërthen’ në lotë pas daljes nga “BBVK”, lidhja e Gjestit me Eglin po e mundon

“Do doja të dija pse ka hequr unazën, do doja këto ditë që Jozi të më jepte provën që është me mua, se fillova të dyshoj. Bravo i qoftë. Nuk kam fjalë. Ishte momenti që ai të tregonte që ishte me mua. Faleminderit Jozi, kjo sjellja jote që unë me bukë e ti me gur unë nuk e kuptoj. Sjellja e tij skandal. Kjo më tregon që lidhja ka qenë lojë ”, tha Loredana.

Related article  Burgu i Korçës si kabare, Kush është VIP-ja shqiptare që hyri në takim 'special' me Laert Haxhiun (Dalin fotot)

Më pas ajo hodhi në tokë unazën dhe nisi të qante.

 

Published inShowbizz