Skip to content

Vjen reagimi nga rinasi

AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

Lidhur me disa informacione të rreme, të shpërndara në rrjetet sociale mbi funksionimin e aeroportit, TIA sqaron se:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vijuar dhe vijon normalisht punën, në funksionalitet të plotë. Të gjitha fluturimet, si ato hyrëse, ashtu edhe ato dalëse, vijojnë sipas kalendarit të paracaktuar. Nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve në aeroport. Përkundrazi, jemi në operacionalitet të plotë, duke i shërbyer me efikasitet çdo pasagjeri.

Related article  Vlonjati i kërkon Edi Ramës të mos japë dorëheqjen dhe e këshillon: Ndryshoni…

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për informacione mbi kalendarin dhe mbarëvajtjen e fluturimeve, si dhe mbi funksionimin e aeroportit.

Related article  Trump makes bombshell claim about text to Melania as he reveals message on his phone

Transparenca e plotë është detyrimi ynë kryesor!

Published inNEWS