Skip to content

Ministri Ervin Demo shkon ne

Ervin Demo ka vizituar efektivët e Policisë së Shtetit që kanë mbetur të lënduar gjatë akteve të dhunës në protestën e sotme në Tiranë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ministri i Brendshëm bëri të ditur se 51 punonjës policie janë lënduar gjatë përplasjeve, ndërsa disa prej tyre po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Traumës.

Ai dënoi dhunën ndaj uniformave blu, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar, por nuk mund të përdoret si justifikim për sulmet ndaj punonjësve që kanë për detyrë të ruajnë rendin dhe sigurinë publike. Ministri shprehu mirënjohjen për efektivët që, pavarësisht situatës së vështirë dhe rrezikut, vijuan të përmbushin detyrën e tyre. Ai u uroi shërim të shpejtë të gjithë policëve të lënduar dhe shprehu mbështetjen për ta dhe familjet e tyre.

Related article  My 12-year-old son carried his disabled best friend across a dangerous trail, and the next morning I got a panicked call from the school.

“51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së sotme. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Related article  Jimmy Kimmel Responds After Controversy Over Melania “Widow” Joke as Trump Calls for Action

Pas çdo uniforme është një njeri. Një prind, një bir, një bijë, një familjar që ka dalë nga shtëpia për të përmbushur detyrën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna ndaj atyre që kanë për detyrë të mbrojnë rendin dhe sigurinë nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë pjesë e saj.

Related article  Dha kontribut të madh për të gjithë, sëmundja e rëndë i merr jetën mësueses dhe artistes nga Kurbini

Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sot, përballë dhunës dhe rrezikut, qëndroi në krye të detyrës me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi.

Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë efektivëve të lënduar. Jemi pranë jush dhe familjeve tuaja.

Pas uniformës është njeriu. Pas detyrës është sakrifica. Dhe kjo sakrificë meriton respektin e të gjithëve”, shkruhej në facebook-un e tij.

Published inNEWS