Skip to content

“Ishte gjallë sot, vd*q kur…” – Braçe: Postieri i merr paratë e pensionit familjes së socialistit në ditën e zisë.

Deputeti i PS, Erion Braçe, në një reagim të ashpër në rrjetet sociale ka denoncuar Postën Shqiptare, lidhur me një rast që sipas tij konsiderohet skandaloz.

Braçe shkruan se postieri ka dorëzuar pensionin familjarëve të Gugash Kamberi, aktivisti i Partisë Socialiste në Tiranë, dhe më pas është rikthyer që ta marrë mbrapsht pasi është njoftuar se sot ai ka ndërruar jetë.

“Nuk e di ku e gjeni kurajon të bëni këtë në një ditë si kjo?! Ka qenë gjallë në Mars! Ishte gjallë edhe sot në 1 Prill”, shkruan Braçe me revoltim.

Related article  Gazetarja jep detaje si ndodhi ngjarja në Ksamil, Sokrat Vata mbeti i plagosur edhe vetë, lidhja e tij me efektivin e policisë

“GUGASH KAMBERI ISHTE NJE BURRE, NJE PRIND, NJE GJYSH, I MIRE-MBETI I TILLE, Nje jete e tere e ndertuar permes punes, nderit, dinjitetit, miresise, semundjes qe e kufizoi por dhe jo; GUGASH KAMBERI ISHTE NJE SOCIALIST; Ne krye te nje familje qe na ka mbeshtetur pafund; Edhe une e mora mbeshtetjen ardhur ne Tirane, prej tij dhe familjes se tij;

Related article  SKANDAL! Aksidenti me dy te vd ekur tek TEG, shokuese cfare u zbulua sot! Shoferi egjiptian kishte

Ashtu i paralizuar nuk mungoi dhe erdhi ne qendren e votimit nje vit me pare, VOTOI edhe nje here; mua me mahnit forca e vendosmeria e te tille njerezve; MBI TE GJITHA ME BEN PERGJEGJES NDAJ TYRE, FAMILJEVE TE TYRE!

Dua ta ngushelloj FAMILJEN KAMBERI, gjithe te dashurit dhe miqte e tyre tek 5sa, 9ta e kudo qe jane! GUGASH TE QOFTE I LEHTE DHEU NE GJOKS; U KUJTOFSH E NDEROFSH SIC ISHE-I MIRE! Mesova nga familjaret qe sot ishte paraqitur ne familje postieri e kishte dorezuar PENSIONIN-te ardhurat; tani ne dreke ishte paraqitur perseri dhe kish kerkuar mbrapsht PENSIONIN-te ardhurat; Nuk e di ku e gjeni kurajon te beni kete ne nje dite si kjo?! Ka qene gjalle ne MARS! Ishte gjalle edhe sot ne 1 PRILL!”, shkruan Braçe.

Related article  The original hourglass: The model who changed the standards of beauty and power
Published inNEWS