Skip to content

Dh*na ka p*shtuar rrugët e Tiranës, reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Luksemburgu se Shqipëria do të mbyllë sot një tjetër kapitull në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë u shpreh optimist për ecurinë e procesit, duke theksuar se synimi është mbyllja e sa më shumë kapitujve brenda këtij viti.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE është i pandalshëm, ndërsa bëri të ditur se ka zhvilluar edhe disa takime që, sipas tij, kanë qenë inkurajuese për hapat e ardhshëm të procesit.

Related article  Ekskluzive, Sherr në kompanin e njohur, plas konflikti familjar – Detaje shokuese

LEXO EDHE: “Exclusive”/ Milot-Balldren, 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë. Nga koncesioni i anuluar te gara e re,
“Jemi kthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të rikonfirmuar se përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë, sapo kam zhvilluar disa takime inkurajuese për atë që vjen më pas. Planet janë ambicioze brenda këtij viti”, u shpreh kryeministri.

Related article  Mos i lani rrobat në 30-40 gradë, mund të jetë e rrezikshme

LEXO EDHE: Edi Rama u jep ULTIMATUM dyqaneve të shitjes me pakicë: Nëse nuk do ndryshoni dhe shqiptarëve tu jepni…
Rama theksoi se qeveria shqiptare synon të avancojë më tej me negociatat dhe se pala shqiptare do të jetë në përputhje me afatet e përcaktuara.

“Synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur se, sa i takon palës sonë, do të jemi në çdo hap plotësisht në përputhje me afatet. Nuk do të thosha shifrën se sa kapituj do të mbyllen, por sot do të mbyllim edhe një kapitull tjetër, që bëhen katër gjithsej. Kanë mbetur të paktën edhe dyfish më shumë, që pritet të jetë shifra, të paktën për këtë vit, por le të shohim”, përfundoi Rama.

Related article  Djali i nderroi jete në aksident, babai i merr jeten shoferit: Është përgjegjës…
Published inNEWS