Skip to content

Arrestimi i Veliajt, Rama zbarkon në Bashki. Pritet vendimi i rëndësishëm

Pas arrestimit të Erion Veliajt kryeministri Edi Rama ka shkuar në bashkinë e Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake kryeministri do të zhvillojë një takim me nënkryetarët e kësaj bashkie.

Kreu i qeverisë shihet i  shoqëruar nga një prej nënkryetarëve.

Bashkia e Tiranës ka tre nënkryetarë Anuela Ristanin, Andi Seferin dhe Keti Luarasin.

Ditën e djeshme, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK.

Related article  E vërteta e origjinës së Skënderbeut! Studiuesi tregon sekretin e madh që zbuloi në Vatikan! Nëna e tij ishte...(Video)

Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Masë sigurie “arrest në shtëpi” u vendos ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Related article  'E kapa gruan me tjetrin në shtëpi', burri tregon dramën e jetës, por nipi e trondit: Gjyshi ka dashnore! Ai ka lidhje me

Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Related article  DENONCIMI I RENDE, 'PSD po ble vota me 10 mijë lekë të reja në fshatrat e Tropojës'

Gjithashtu masë sigurie “arrest në burg” është caktuar edhe për biznesmenin Elman Abule.

 

Published inLajme