Skip to content

Tragjike në Gjirokastër, var veten një 17-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Gjirokastër, ku një adoleshente i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Viktima është shtetasja E. M., 17 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila dyshohet se ka varur veten në banesën e saj.

Autoritetet policore raportojnë se vajza është dërguar rreth orës 17:00, në spitalin e Gjirokastrës nga babai i saj, pa shenja jete.

Related article  Tragjike! Humbi jetën nga meningiti akut/ Kush ishte 17-vjeçarja, vijonte studimet në një nga gjimnazet e Durrësit

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inLajme