Skip to content

Gjendet trup i pajetë i dek*mpozuar në Kurbin, dyshohet se

Një trup i pajetë, i dekompozuar, është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, në Kurbin.

Sipas informacionit paraprak të policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez, me inicialet G. P., 61 vjeç.

Related article  Ngjarje e rende ne shtetin me mijra shqiptare

61-vjeçari dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Related article  Erion Veliaj ben veprimin e papritur nga burgu, zbardhet levizja E FORTE që po ndez rrjetin!

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin përfundimtar të viktimës dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Related article  Pas dëshmisë së Eli Farës në Polici, vjen reagimi i vajzës së saj, Marina
Published inNEWS