Skip to content

Arrestohet biznesmeni i njohur shqiptar, detajet e para

Biznesmeni Valon Lluka është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Lajmi raportohet nga burime të Klan Kosova. Për rastin ka lëshuar një deklaratë edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes zëdhënëses Kaltrina Shala. Ajo tha se Lluka dyshohet për disa vepra penale.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318,

Related article  Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme

“Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, si dhe veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Related article  Deklarata per familjen qe ndodhi ngjarja e rende ne vend

Lidhur me rastin në fjalë, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit ndaj të pandehurit”, – deklaroi Shala.

Related article  Mesazhet kercenuese? Ambasada Amerikane thyen heshtjen dhe nxjerr te verteten per ... (deklarata)

Dyshohet se arresti ka ardhur pas një denoncimi të bërë nga biznesmeni Behgjet Pacolli. /LAPSI.al

Published inNEWS