Skip to content

Këngëtarja e famshme mesazh për gruan e tij: Kam jetuar 4 muaj në..

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vesa Smolica ka përcjellë një mesazh publik për gruan e kompozitorit Adrian Hila, i cili ditët e fundit është përfshirë në një skandal me video erotike me disa personazhe të njohur të showbizzit.

Këngëtarja tregon se ishte vetëm 14 vjeçe kur qëndroi për rreth 4 muaj në shtëpinë e familjes Hila gjatë pjesëmarrjes në “Këngët e Shekullit”. Ajo rrëfen se në atë periudhë, larg prindërve të saj, Klaudia Hila e kishte pritur si një anëtare të familjes bashkë me vajzat, duke e mbështetur.

Duke iu referuar skandalit të kompozitorit, këngëtarja nga Kosova shprehet se nuk mund të qëndronte pa folur për Klaudia Hilën, të cilën e ka njohur nga afër gjatë asaj periudhe.

Related article  These are the consequences of sleeping with g…

● REAGIMI NGA VESA MOLICA:

“Ca fjalë për Klaudian, Meryl dhe Ketlin. Familjen Hila e kam njohur që në kohën e “Gjeniut të Vogël”, por edhe më afër gjatë eksperiencës në “Këngën e Shekullit”. Kur pranova ftesën për spektaklin “Këngët e Shekullit” isha vetëm 14 vjeç, larg prindërve dhe familjes time, kur për katër muaj qëndrova në shtëpinë e familjes Hila. Dhe disa gjëra nuk harrohen. Klaudia Hila më mbajti pas vetes si vajzën e saj. Shkoja me të çdo mëngjes në Teatrin e Kukullave, në punën e saj. Jetoja me familjen e saj, haja në tryezën e tyre nga duart e saj dhe flija në një dhomë me vajzat e saj. Në një moshë kur kisha më shumë nevojë për siguri, ajo më dha pikërisht atë.

Related article  Udhëtimi me varkë kthehet në tr*gjedi

Prandaj sot, kur po shoh gjithë këtë që po ndodh, nuk mund të mos flas për gruan që unë kam njohur vetë. Klaudia, unë nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë. Ti ndoshta më kujton ende si vajzën e vogël 14-vjeçare që dikur erdhi në shtëpinë tënde. Por ajo vajzë sot është rritur dhe ende e mban mend me mirënjohje gruan që e bëri të ndihej e sigurt larg shtëpisë. Ti je një grua dhe një nënë burrneshë. Meryl e Ketlin nuk duhet të mbajnë mbi vete peshën, turpin apo gjykimin e veprimeve të askujt tjetër. Klaudia, në këto ditë të vështira, dua vetëm tëtë them: mos harro kush je dhe mos harro sa njerëz e dinë kush ke qenë dhe je për ta. Unë jam një prej tyre. Të kam njohur atëherë. Nuk të harroj sot.

Related article  Lajm i trishte kete te hene, nderron jete profesori i njohur

Të uroj forcë. Të uroj dinjitet. Të uroj të gjesh brenda vetes atë grua të fortë që unë e kam njohur atëherë dhe që, besoj, ke qenë gjithmonë. Me dashuri Vesa”, shkruan ajo.

Published inNEWS