Skip to content

‘Tmerr me sy’/ Mercedesi dhe Golfi përplasen kokë më kokë, raportohet se 7 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Peshkopi-Maqellarë, në vendin e quajtur “Shkolla e Dovolanit”. Një “Mercedes” dhe një “Golf 5” janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave.

Related article  ja sa do të paguajnë qytetarët

Të plagosurit janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, të shtatë janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Related article  Edi Rama plas "bo mbën" për protestën e sotme, Deklarata qe po ben 'zhurme' ne rrjet!

Mësohet se në automjetin “Golf” udhëtonte një familje, ku ndodheshin çifti bashkëshortor, nëna e drejtuesit të mjetit dhe dy vajzat e tyre të mitura. Gjendja më e rënduar paraqitet ajo e bashkëshortes së drejtuesit të “Golf”-it, e cila është transportuar për ndihmë të specializuar në Tiranë.

Related article  Një çift që kishte kaluar pothuajse gjithë jetën së bashku është përfshirë në një tr*gjedi

Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Published inNEWS