Policia franceze ka arrestuar dy vëllezër, të moshës 21 dhe 25 vjeç, nën dyshimin se drejtonin një platformë online të quajtur NudeLeaksTeens, në të cilën ata postonin foto nudo të vjedhura nga më shumë se 17,000 gra dhe vajza.
Prokurorja e Parisit Laure Beko, tha se të dy burrat u arrestuan në Francën veriore të martën. Hetuesit francezë sekuestruan gjithashtu 700,000 euro në kriptovaluta, duke përfshirë bitcoin, ethereum, litecoin dhe USDT. Policia franceze kreu hetimin me ndihmën e policisë dhe autoriteteve gjyqësore amerikane.
Platforma NudeLeaksTeens shiti “pako” me përmbajtje personale të vjedhur që vinte nga burime të ndryshme, të tilla si llogari të hakuara në mediat sociale, pornografi me përmbajtje joshëse dhe pornografi hakmarrëse, në dëm të më shumë se 17,000 grave të kombësive të ndryshme, përfshirë të mitura.
Përdoruesit e faqes së internetit u “inkurajuan”, në këmbim të kriptomonedhës, të jepnin informacion identifikues për secilën viktimë.
Zyra e prokurorit francez u bëri thirrje viktimave të platformës të kontaktojnë njësinë e krimit kibernetik të policisë franceze.
