Skip to content

Tragjedi, 59-vjeçari bie nga skela, VD*S tragjikisht! Befasojnë hetimet, flitet për vr*sje

Një aksident tragjik në punë i ka marrë jetën një 59-vjeçari shqiptar në Itali. Sipas mediave italiane, Saim Myrtaj humbi jetën pasi ra nga një skelë në një kantier ndërtimi në Rivabella të Riminit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës, ndërsa pas aksidentit Prokuroria e Riminit hapi një hetim për vrasje nga pakujdesia, aktualisht ndaj personave ende të paidentifikuar.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë shkakun e rënies së 59-vjeçarit. Mes pistave që po verifikohen është mundësia që ai të ketë humbur ekuilibrin, të ketë pësuar një problem shëndetësor ose që në kantier të ketë pasur mangësi në kushtet e sigurisë.

Related article  Nuk paraqiteshin në mënyrë në punë, shkarkohen nga detyra 20 zyrtarë në ministri

Skela nga e cila ra Myrtaj është sekuestruar nga autoritetet. Ekspertët pritet të kontrollojnë strukturën, sistemet mbrojtëse, mënyrën e kalimit ndërmjet niveleve dhe respektimin e standardeve të sigurisë për punën në lartësi.

Pjesë e verifikimeve do të jenë edhe pajisjet personale mbrojtëse që viktima kishte në momentin e aksidentit.

Ndërkohë, autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe dëmtimet e pësuara, si dhe mund të ndihmojë hetuesit në rindërtimin e momenteve që i paraprinë rënies.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, i cili mbetet ende objekt hetimi, Myrtaj ndodhej i vetëm në nivelin e dytë të skelës së ngritur përgjatë fasadës së një pallati dykatësh, ku po kryheshin punime mirëmbajtjeje.

Related article  Postimi i Rogertit i hedh benzine zjarrit

Dyshohet se 59-vjeçari ka rënë përmes një hapësire në platformën e skelës, e cila përdorej për kalimin e shkallës nga një nivel në tjetrin. Pas rënies nga disa metra lartësi, ai përfundoi në tarracën e një apartamenti në katin e parë.

Alarmi u dha nga banori i apartamentit, i cili kishte dëgjuar një zhurmë të fortë jashtë. Pasi konstatoi se çfarë kishte ndodhur, ai njoftoi menjëherë autoritetet.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës mjekësore, zjarrfikësit, policia dhe specialistët e mjekësisë së punës. Në orët që pasuan aksidentin, autoritetet morën në pyetje edhe punëdhënësin e Myrtajt, pronar i një kompanie ndërtimi në zonë.

Sipas të dhënave paraprake, Myrtaj punonte si artizan i pavarur për kompani të tjera, ndërsa më herët kishte pasur edhe aktivitetin e tij në sektorin e ndërtimit.

Related article  Trump jep lajmin e madh: Ja kur bie me të madhe çmimi i naftës

59-vjeçari ishte zhvendosur në Rimini në fillim të viteve 2000 dhe kishte punuar kryesisht si murator. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe në komunitetin shqiptar në Rimini. Shoqata “Agimi Rimini” ka shprehur publikisht ngushëllimet për familjen e Myrtajt.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident të rastësishëm apo nëse në kantier ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Published inNEWS