Skip to content

31 miljon lekë pagë në muaj, Arjan Çanit i ikën sinjali teksa zbulonte emrat e njerëzve të Soros

Një listë që pasqyron pagat mujore të administratorëve, drejtuesve ekzekutivë, koordinatorëve dhe punonjësve në organizata të financuara nga USAID dhe Fondacioni Soros në Shqipëri është publikuar në media së fundmi.
Sipas kësaj liste të publikuar nga portali investigativ ‘Boldnews.al‘, shumë pozicione kanë paga që variojnë nga 187,000 lekë deri në 3.1 milionë lekë të reja në muaj. Fondacioni Soros renditet me disa nga pagat më të larta, ndërsa organizatat e tjera financuara nga USAID gjithashtu shfaqin shifra të konsiderueshme.
Kjo çështje u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në MCN TV, ku drejtuesi Arian Çani trajtoi temën e këtyre pagesave të mëdha. Në mënyrë të papritur, sinjali i emisionit u ndërpre dhe ekrani mbeti i zi për disa minuta.
Pas rikthimit të emisionit, Çani la të nënkuptohet se diçka e pazakontë kishte ndodhur, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Kjo ndërprerje e sinjalit ka ngritur pikëpyetje për shkakun e saj, duke qenë se ndodhi pikërisht në momentin kur diskutohej lista e pagave të USAID dhe Fondacionit Soros. Ndërprerje të tilla gjatë trajtimit të temave të ndjeshme kanë shkaktuar gjithmonë spekulime në publik, megjithëse deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkakun e saj.
Publikimi i kësaj liste dhe ndërprerja e pazakontë gjatë emisionit theksojnë edhe një herë rëndësinë e transparencës dhe përgjegjshmërisë kur bëhet fjalë për fonde ndërkombëtare dhe financime në Shqipëri.
May be an image of text that says "Emri Organizata IDRA IDRA IDRA Linja Drejtor Ekzekutiv Administrator Menaxher Drejtor Koordinator Drejtor Drejtor Drejtor 1.000.000 leke Gra Vajza L.P . Zhvillim 246.246 lekë leke leke Keshillimit Instituti Shgiptar Aleanca Gjinore Albania" Shgipëria Ndryshim Partneret. per Ndryshim CO-Plan Rrieti Fuqizimit Gruas Komiteti Shgiptar Helsinkit Instituti për Kontraten Shogërore Sherbim falas Shogata "Roma Active Albania Menaxher projekti Menaxher Drejtor Drejtor Drejtor Drejtues Drejtues Koordinator Drejtues Drejtues Ekzekutiv 403.280 leke 251.033 leke "Te drejtat Njeriut nẽ Demokraci" Qendra Act for Society" "Soros" 208.031 D.N departament Koordinator 187.520 lekë Koordinator Ekonomist I.B Fondacioni Inxhinjer Koordinator lekë lekë Fondacioni "Soros" 204.277 leke Boldhews.ol"
Related article  Moti bën surpriza fatale! Dhjetëra të vdekur dhe të zhdukur (VIDEO)
Published inLajme