Skip to content

Lajmi i fundit/ Ndërron jetë në spital 12-vjeçarja në Durrrës

Një vajzë në moshën 12-vjeçare ka humbur jetën pak minuta më parë në spitalin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë, ndërkohë që nga të dhënat e para mësohet se shkak ka qenë hemoragjia cerebrale.

Vajza nga Sukthi është paraqitur pasditen e sotme me kriza epileptike në urgjencën e pediatrisë, ku fillimisht ka marrë mjekimin dhe më pas është qetësuar.

Related article  Vrasja e Ilaria Sulës në Itali, flet e ëma: Si e kuptova që mesazhet nuk ishin nga ajo!

Pak më vonë, situata është përkeqësuar dhe është dërguar në reanimacionin e të rriturve, por fatkeqësisht, aty ka humbur jetën.

Mjekët e spitalit rajonal Durrës shprehen se fatkeqësisht ky është një rast mjaft i rrallë që ndodh tek fëmijët, ndërkohë që shtojnë se shkak për këtë emboli mund të jetë ndonjë aneurizëm ose keqformim i lindur.

Related article  Shpërthim i fuqishëm - Detajet
Published inLajme