Skip to content

Parashqevi Simaku ndryshon si nata me ditën pas spitalit: Me ka ndryshuar jeta, kur do më shihni në Tiranë (Video)

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfen ditët e kurimit në spitalin e Nju Jorkut.

Në gjendje tejet të mirë shpirtërore dhe fizike, këngëtarja mjaft e dashur për shqiptarët, shfaqet e transformuar dhe jep lajmin e mirë se pas 4 javësh kurim të gjitha analizat i kanë dalë mirë.

“Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fiskulturë dhe pija ujë, jo raki (qesh). Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo.

Related article  'Babai me prekte te...' Rreqeth 17-vjecarja me rrefimin sesi e detyruan te bënte... në sy të shumë njerëzve për një copë bukë

“Dhuratë engjëllore” e quajti Parashqevia kurimin 4-javor, ndërsa zgjodhi fjalët goditëse të Aristotelit për të shprehur mirënjohjen për biznesmenin Elton Ilirjani, për të gjithë ndihmën.

“Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm, siç e themi ne në Kavajë troç, ‘Më mirë të kesh një mik, siç kam unë Elton ilirjanin, se sa të kesh një çiflig’. E falënderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij”, shtoi artistja e mirënjohur.

Related article  SPAK nuk ndalet! Deklarata e fortë: Tani është radha e ...

Në rrëfimin ekskluziv për Top Channel, këngëtarja zbuloi se në spital i ka shërbyer edhe një vajzë shqiptare, ndërsa nuk përjashtoi dhe një udhëtim në Tiranë.

“Falënderoj një vajzë shqiptare shumë të talentuar, e cila më bëri si një zonjë grua sot. Shpresoj Zoti na e bën kismet që të vijmë në Tiranë, të bëjmë një natë alla-shqiptarçe”, u shpreh Simaku.

Related article  Upss! ‘E dashur shumë shpejt do…’ Gjesti i dërgon MESAZH TE KODUAR të dashurës jashtë?

Këngëtarja e njohur shqiptare u shtrua në një spital të Nju Jorkut, për shkak të situatës së rënduar psikologjike, pas videos së bujshme që tronditi shqiptarët në mbarë botën, ku ajo shfaqej në gjendje të mjeruar në një stacion treni në Nju Jork.

Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Elton Ilirjani, jeta e këngëtares Parashqevi Simaku ka marrë kthesën e fortë, duke iu rikthyer normalitetit.
3

Published inShowbizz