Skip to content

‘Agasi ka video er’otike me disa drejtoresha’, Kalaja: Ish- biznesmeni i lidhur me shërbimet turke

Aulon Kalaja ka bërë deklarata të forta në lidhje me Ergys Agasin dhe marrëdhëniet e tij të pretenduara me persona të politikës dhe institucioneve shqiptare.

I ftuar në një emision televiziv, Kalaja komentoi zhvillimet e fundit politike dhe disa prej skandaleve që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Ai pretendoi se Ergys Agasi ka pasur lidhje me shërbimet turke dhe se përmes informacioneve që, sipas tij, u ka përcjellë autoriteteve shqiptare, ka fituar besimin e kryeministrit Edi Rama.“Ergys Agasi dyshohet që ka lidhje me shërbimet turke dhe, nga të gjitha informacionet, ai ka punuar për Turqinë”, deklaroi Kalaja.

Related article  Ngjarje e rende, nderron jete babai i djemve binjake

Ai pretendoi gjithashtu se Agasi i kishte dhënë Ramës informacion lidhur me vrasjen e një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, duke iu referuar Ervis Martinajt.

“Ergys Agasi ishte një nga koordinatorët kryesorë i cili fitoi besueshmërinë e Edi Ramës duke i treguar një vrasje që ka ndodhur në Shqipëri, duke konfirmuar që një person, personi më i kërkuar në Shqipëri, ka vdekur. Ia ka konfirmuar Ergys Agasi”, u shpreh ai.Sipas Kalasë, pas këtij episodi është krijuar një marrëdhënie më e afërt mes Agasit dhe Ramës, ndërsa ai pretendoi se më pas kryeministri ka dërguar persona të caktuar, biznesmenë dhe drejtues institucionesh për të komunikuar me Agasin.

Related article  Aksident tronditës / Autobusi dhe kamioni përplasen kokë më kokë, 21 nderrojne jete

Kalaja përmendi edhe SPAK-un dhe GJKKO-në, duke bërë akuza të rënda ndaj disa personave që, sipas tij, kanë pasur kontakte me Agasin.

Related article  Polici e çon gruan police të v dekur në spital

“Madje edhe SPAK-u nuk është jashtë loje. Njerëz të caktuar nga SPAK-u, nga GJKKO-ja, kanë shkuar dhe kanë puthur dorën e Ergys Agasit si kumbar. Dhe këto janë në dosje.Aty në SPAK unë kam besim te disa prokurorë, por disa prokurorë të tjerë janë të korruptuar dhe vazhdon e njëjtë situate”, tha ai.

Published inNEWS