Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ Ngacmonte të miturat, ARRESTOHET këngëtari i njohur në Shqipëri

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë këngëtarin fierak Erind Xhaferi, i cili dyshohet për përndjekjen e disa vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.

Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Fier, kallëzimi është bërë nga një vajzë, e cila ka telefonuar sallën operative të Policisë. Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë organizuar veprimet operacionale për dokumentimin e rastit.

Related article  Merret në hetim burri i Elisa Spiropalit

Në vijim të veprimeve, efektivët e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e të dyshuarit, i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

Related article  Fund i dhîmbshëm për një grua të re në Tiranë

Sipas informacioneve paraprake, ndaj Xhaferit është ngritur dyshimi për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e mëtejshme të rastit.

Related article  E fundit! Të shtënat me a rmë në vend, kush është avokati i p lagosur
Published inNEWS