Rikthimi i Agron Llakajt në drejtimin e “Portokalli” ka sjellë ndryshime të rëndësishme në sezonin e ri të spektaklit, ndërsa vëmendja është kthyer edhe te Salsano Rrapi, një prej figurave që prej vitesh identifikohej me programin.
Salsano nuk është shfaqur në materialet promovuese të sezonit të ri të “Portokalli”, i cili rikthehet më 4 tetor me Agron Llakajn dhe Kiara Titon në drejtim.
LEXO EDHE: Marramendëse! Gazetari trègòn sa párá iu ofruan për të fshirë videot
Por zhvillimet duket se nuk kufizohen vetëm te spektakli i humorit. Sipas “Prive By LS”, Salsano Rrapi nuk ka pranuar të vazhdojë as angazhimin e tij në Top Albania Radio, ku drejtonte emisionin “Ndryshe” së bashku me Elona Duron.
E njëjta media raporton se pas riorganizimeve të fundit në radio, Salsano ka mbetur i pakënaqur me situatën e krijuar. Deri tani nuk është bërë publik një njoftim për nisjen e sezonit të ri të “Ndryshe”, duke lënë të hapur edhe pikëpyetjen se çfarë do të ndodhë me emisionin.
LEXO EDHE: TRAGJIKE, VDES 51-vjeçari punonjës i ndërtimit, theu këmbën e dorën pasi ra nga ashensori në punë (EMRI-NGJARJA)
Nëse largimi i Salsanos nga radio konfirmohet, mbetet për t’u parë se kush do t’i bashkohet Elona Duros në drejtimin e programit dhe nëse “Ndryshe” do të rikthehet me një formulë të re.
LEXO EDHE: Videot intîme në rrjet, Rozana Radi bën reagimin urgjent dhe lëshon paralajmërimin E FORTË
Nga ana tjetër, vetë Salsano Rrapi nuk ka dhënë ende një reagim të detajuar publik për raportimet mbi pakënaqësitë apo për planet e tij të ardhshme.
Pas shumë vitesh si një prej figurave kryesore të “Portokalli” dhe paralelisht pjesë e Top Albania Radio, zhvillimet e fundit ngrenë pikëpyetje nëse marrëdhënia e tij me Top Media po shkon drejt një shkëputjeje më të gjerë.
