Një aksident tragjik ka ndodhur pak momente më parë në Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Larushkë, kur raportohet se kanë humbur jetën dy persona. Siç shihet dhe nga pamjet, trupat janë ende në rrugë.
Paraprakisht, bëhet me dije se makina lëvizte me shpejtësi shumë të madhe dhe është përplasur me një trafikndarëse, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht në pjesën e përparme.
Shërbimet e Policisë së Shtetit, urgjenca mjekësore dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojmë për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe zbardhjen e identitetit të personave të përfshirë.
Makina përplaset me trafikndarësen ne Larushke/ © JOQ Albania
