Skip to content

“Ishe ashtu siç kishe emrin”

Deputeti demokrat Bujar Leskaj kujton sot, në ditën e lindjes, Presidentin Bujar Nishani. Nëse do të ishte gjallë, ai do të festonte 60 vjetorin e lindjes, mes familjarëve, miqve dhe demokratëve të Tiranës që i përfaqësoi si deputet e këshilltarë.

“Sot, miku im, shtetari i lartë, i shquar për integritet e profesionalizëm në çdo pozicion shtetëror, Presidenti më i mirë i tranzicionit shqiptar, Presidenti Bujar Nishani do të mbushte 60 vjeç; Siç kishte emrin ashtu edhe ishte! Bujar, fisnik, i urtë, mik e mentor i mirë!

Në kujtesë kam urtësinë, mençurinë, tolerancën, njeriun e ekuilibruar, që aq shumë na mungon, ne, miqve, demokratëve, Partisë Demokratike e Shqipërisë! I paharruar, miku im”, shkruan deputeti demokrat Bujar Leskaj.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u nda nga jeta më 28 maj 2022, në moshën 56-vjeçare, pas komplikacioneve shëndetësore post-COVID. Ai po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin, një ndër spitalet më të njohur në Gjermani, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, çka solli dhe vdekjen.

Related article  I stopped by the store, picked up some bacon, and took it home to eat.

Për ndarjen e tij nga jeta pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare. Një vëmendje të veçantë, ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Nishani i kushtuan edhe mediat ndërkombëtare.

Published inNEWS