Skip to content

Vdekje e parakohëshme/ Ndërron jetë pas sëmundjes së rëndë mjeku i njohur shqiptar

Lushnja i ka dhënë lamtumirën e fundit  mjekut të njohur Ramazan Doka, i cili u nda nga jeta para kohe në moshën 58-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Qindra qytetarë, miq e kolegë nga Lushnja dhe jo vetëm, iu bashkuan homazheve të organizuara nga bashkia Lushnjë në hollin e Muzeut Historik të këtij qyteti, përpara se trupi i të ndjerit të përcillej për në banesën e fundit.

Related article  Tragjike, humb jeten gruaja ne Durres

Ramazan Doka konsiderohet një nga personalitet më të rëndësishme në fushën e mjekësisë në qytetin e Lushnjës dhe jo vetëm.

Ai punoi për më shume se tre dekada në sistemin shëndetesor. Kontributi i tij është më së shumti i spikatur në specialitetin e neurologjisë.

Related article  'Pashë tym të zi dhe vajzën në zjarr', rreqeth nëna e vogelushes shqiptare: Mjekët thanë…

Mirëpo mjeku Ramazan Doko ka mbajtur në periudha të ndryshme edhe disa pozicione drejtuese në sektorin e shëndetësisë në nivel lokal dhe rajonal.

Related article  Sa dëm ju bën konsumimi i alkoolit para gjumit?

Doktor Ramazan Doka, përveçse një profesionist i fushës së neurologjisë, spikati me vlerat e tij humane në shërbim të mijëra pacientëve në Lushnjë dhe jo vetëm.

Published inLajme