Skip to content

Java nis me përplasje! Meri Shehu ngre alarmin për disa shenja

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku foli për ndikimet astrologjike të kësaj jave, për 12 shenjat e zodiakut. Ajo dha vlerësimin me yje për secilën shenjë, ku duket se më e mira ishte për Akrepët dhe një javë aspak e favorizuar për Virgjëreshat.

“Sot futet Marsi në Luan, por bëhet gati të përballet me Plutonin në Ujor dhe është një përballje pak e dhunshme, do të thoja, nga ana astrologjike mban shumë tension. Kështu që kujdes, Ujor, Luan, Akrep, Dem, sepse do të keni përballje. Në përgjithësi, të gjithë do të kemi përballje ditët e para. Plus, edhe Mërkuri futet në Akrep, bëhet më i fshehtë, më i thellë, më absolut, kërkon vendime dhe gjykime të prera dhe nuk fal, se dhe ai do të përballet me Marsin, do të përballet edhe me Plutonin, kështu që nuk na presin ditë kaq të qeta, do të thoja unë”, tha astrologia mbi atmosferën e javës.

Ja si parashikohet kjo javë për secilën shenjë:

Dashi – 3 yje

Me tre yje, sepse Marsi gjithsesi që futet në Luan i jep një impakt pozitiv, po Dashët do të bëhen shumë fanatikë të një plani, të një projekti krijues të tyre dhe do ta çojnë me do e mos në fund. Kjo mund të sjellë disa probleme, disa përballje të fuqishme, të cilat mund të ndërmarrin dhe rreziqe. Por rreziqet ekonomike do të fillojnë të jenë më të fuqishme dhe çështjet personale fillojnë dhe kthehen prapë pak mbrapsht për Dashët. Me rikthimin e Afërditës së kundërt, nga nesër-pasnesër do të shikojnë një hutim.

Demi – 1 yll

Marsi në Luan nuk i favorizon fare, as Jupiteri në Luan. Marsi në Luan përballet me Plutonin në Ujor dhe çështjet familjare, debatet, paqartësitë duhen parë me kujdes. Dhe në fushën e bashkëpunimeve kemi disa përballje shumë të rëndësishme, sqarime shumë të rëndësishme, hetime, dyshime, xhelozi, kështu që Demët me kujdes kësaj jave.

Related article  Zyrtare nga gazetari i “qeverisë”! Rama pas pak ditësh ndryshon qeverinë, kush janë 6 ministrat që largohen

Binjakët – 2 yje

Mërkuri në Akrep që futet sjell trazira dhe pasiguri në lidhje me bashkëpunëtorët në punën e tyre, në çështjet ligjore, komunikimet me jashtë, udhëtimet dhe projektet. Por dhe marrëdhënia me njerëzit e afërt nuk do të jetë favorizuese, kështu që shumë Binjakë do të jenë “nën sulme”.

Gaforrja – 2 yje

Hëna e plotë në fushën e karrierës nuk ishte e favorizuar. Shpëtojnë nga Marsi në shenjën e tyre mbas dy muajsh, shumë i dhunshëm Marsi në shenjën e tyre. Kishin dhe Mërkurin e kundërt në shenjën e tyre, pastaj u fut dhe Marsi. Shpëtojnë nga Marsi, po ky shpëtim nga Marsi është si një lloj lehtësimi, por futen përsëri në një dallgëzim të fuqishëm që prek çështjet ekonomike, personale, diskutime të vështira në projekte dhe në planet e tyre. Plus, janë akoma nën efektin e Hënës së plotë dhe dy javë, kështu që kemi akoma zhgënjime dhe kujdes. Kujdes ekonominë njëherë këto dy-tri ditët e para të javës.

Luani – 3 yje

Luanët duan me do e mos të dalë ajo që mendojnë ata, ajo që planifikojnë ata. E kanë në karakter, sepse ata duan të vendosin vulën, po tani e kanë akoma më shumë, se Marsi futet në shenjën e tyre. Marsi është i mirë, por përballet direkt me Plutonin në Ujor, ndaj kujdes me bashkëpunimet.

Virgjëresha – 1 yll

Çfarë ndiejnë Virgjëreshat: një pakënaqësi, një gjendje jo të qartë me veten e tyre, sepse në plane nuk po shikojnë ose planet nuk po i shikojnë shumë të qarta diskutimet. Dhe plus, Marsi në Luan është në shtëpinë e 12-të për ta. Kjo do të thotë që edhe kanë kundërshtime vetes, por fillojnë edhe fuqizohen kundërshtarët ose ata njerëz që mendonin se i kishin aleatë. Dhe duket sikur vjen në një sulm të çuditshëm. Kështu që do të ketë një lodhje psikologjike, prandaj pasiguritë, prapaskena fillojnë prapë të bëhen më aktive. Kështu që kujdes dhe me shëndetin, Virgjëreshat.

Related article  Ishte në autobusin që u aksidentua në Tiranë, infermierja iu lutet me lot në sy shqiptarëve: Më ndihmoni, këmbët e mia janë duke

Peshorja – 3 yje

Peshoret janë në atë fazën që jeta emocionale, sentimentale do të jetë ajo që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Kishin Mërkurin deri sot në shenjën e tyre, komunikuan, kishin njohje të reja, jeta shoqërore shumë e mirë. Dhe ato pasuri që krijohen këto kohë me Afërditën e kundërt që është në Akrep, në jetën e tyre personale dhe ekonomike do t’i diskutojnë me shoqërinë dhe me njerëzit e afërt, por këtu do të bëhen akoma pak më konfuzë. Prandaj marrin këtë tre pikësh, sepse e kanë Diellin në shenjën e tyre. Të shikojnë të ekuilibrohen, sepse të tjerët ndoshta do t’i nxjerrin përsëri nga vetja. Megjithatë, kemi pasiguri ekonomike të forta gjatë kësaj jave.

Akrepi – 4 yje

Janë me katër yje, sepse Afërdita është në shenjën e tyre. Kthehet e kundërt, por u jepet një mundësi Akrepëve të rregullojnë disa projekte ose disa marrëdhënie, ose të rishikojnë gabimet që janë bërë në jetën e tyre personale, apo të rregullojnë bazën e tyre ekonomike. Por në një çështje karriere krijohet një ndikim shumë i fuqishëm me përballje të forta kësaj jave, të paktën deri në fillim të javës tjetër. Pra, nuk u hapet kollaj porta dhe dera, pavarësisht se kanë katër yje dhe ndoshta mund të bëhen dhe pak më agresivë në mënyrën e komunikimit. Prandaj kujdes dhe Akrepët në mënyrën se si do të tentojnë të marrin atë vrullin për gjërat që mendojnë se u arrijnë ose u kanë e i meritojnë, në fund të fundit.

Shigjetari – 2 yje

Komplet të pasigurtë Shigjetarët në këtë periudhë, sepse Afërdita në shtëpinë e 12-të të tyre, ndjehen si të provokuar, njerëz si të tradhtuar. Ndihen si të pasigurtë, qoftë ekonomikisht, qoftë nga ana personale. Plus dhe disa debate që mund të bëhen, apo dhe disa të fshehta që të tjerët tentojnë t’jua nxjerrin, pra kemi një frymë pak konfliktuale dhe jo mbështetëse kësaj jave.

Related article  Rrebeshe të forta shiu! Kujdes në ditët që po vijnë!

Bricjapi – 2 yje

Shumë vështirë diskutimet, sidomos në çështjet e punëve e në çështje familjare. Plus, Hëna e plotë në shenjën e Dashit futi disa të mira, por gjithashtu dhe një zhgënjim në mes dhe kjo do të dalë këtë kohë. Ambienti nuk do të jetë shumë pozitiv, kështu që Bricjapët të kenë kujdes në çështje familjare, diskutime me të afërmit dhe projektet dhe punët e punëve të përditshme.

Ujori – 3 yje

Në këtë ndikim të madh yjesh, Marsi në Luan përballë shenjës së tyre, Plutoni është në shenjën e tyre, kështu që duan të bëjnë një bashkëpunim të fortë. Është një javë që i përball me gjëra më të forta nga sa e mendoni, kështu që mund të surprizohen pak nga disa pasiguri, përballje dhe paqartësi. Ndoshta dhe ndonjë “jo” që mund t’u thuhet në fushën e ndonjë bashkëpunimi. Megjithatë, efekti i Hënës së plotë ishte pozitiv. Këtu do të rikthehen disa situata që duan t’i rregullojnë, kryesisht ekonomike ose bashkëjetesa.

Peshqit – 2 yje

Kanë marrë shumë përsipër dhe është e lodhshme. Kujdes me punën, janë në një situatë që u jep pak tension më shumë se sa duhet, do të ndihen të pasigurtë, do të nervozohen, do të duan të lënë punën, do të duan të bëjnë një debat. Megjithatë, Afërdita që kthehet e kundërt në Akrep tenton t’u ndihmojë disa çështje ligjore ose një zhbllokim të parave të prapambetura apo të situatave të prapambetura nga e kaluara, qoftë dhe në jetën personale.

Published inNEWS