Skip to content

“Promovues dhune” – Ndjekësit “shpërthejnë” ndaj Ledionit, i bëjnë të papriturën (Foto)

Vendimi për rikthimin e Gertës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë një valë të madhe reagimesh nga publiku, i cili është hedhur kundër moderatorit Ledion Liço dhe produksionit të spektaklit.

Si fillim, shumë ndjekës kundërshtuan hapjen e televotimit për rikthimin e saj, duke e konsideruar këtë si një padrejtësi dhe një zhvlerësim të zarfit të zi. Por konfirmimi përfundimtar i kthimit të saj në lojë ka ndezur edhe më shumë polemika.

Related article  “Jetonte në stacionin e trenit”, strehoi Parashqevi Simakun, biznesmeni jep detajet: Do jetojë 3 javë në...

Në faqet zyrtare të Big Brother VIP Albania në rrjetet sociale, si edhe në postimet e Ledion Liços, ndjekësit kanë shpërthyer me komente negative. Ata e kanë akuzuar moderatorin dhe produksionin për manipulim të votave, promovim të dhunës, dhe prishje të rregullave të lojës.

Related article  “Përgatituni për ndryshime rrênjêsore”, shenjat që do të bejne lek të paparë në gjysmën e dytë të 2025

Disa nga komentet më të forta përfshijnë:

Ky vendim është turp! Si mund ta ktheni dikë që u përjashtua me zarf të zi?”

Po e zhvlerësoni komplet Big Brother-in! Zarf i zi pa vlerë, ndryshoni ngjyrën e zarfit!”

Ledion Liço është manipulues, gjithçka është e stisur!”

Related article  Rënia dhe rivendosja e dinjitetit të një ikone: Parashqevi Simaku – një këngëtare që u humb, por kurrë nuk u harrua

Po jepni mesazhin që dhuna tolerohet! Ku janë rregullat?”

Reagimet e ashpra vazhdojnë të vërshojnë, ndërsa një pjesë e madhe e ndjekësve kanë kërcënuar se do të bojkotojnë spektaklin, duke e quajtur këtë vendim një precedent të rrezikshëm për edicionet e ardhshme.

Published inShowbizz