Skip to content

“Kam fajet e mia….” Nga çfarë po trembet Edi Rama!

Duke parë se dy aktorët kryesorë të përfshirë në këtë dosje janë ish-kreu i SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe koordinatori i krimit, Ergys Agasi, me rregull treshi, Rama shfaqet diku në ato ujëra…

34 minuta fjalim, i mbushur me shfajësime, “larje duarsh”, akuza dhe shumëçka tjetër rreth çështjes së “SHISH”-it. Kjo ishte panorama e deklaratës së shumëpritur të Ramës në Aeroportin e Rinasit.

Nga deklarata e gjatë, edhe pse e regjistruar dhe kush e di pas sa provash në prapaskenë, u duk qartë nervozizmi i Ramës lidhur me skandalin e ish-kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni, të cilën e ngjiti atje me duart e tij, pavarësisht pretendimeve të kryeministrit sot se ajo e arriti atë post falë punës dhe meritës së saj.

Related article  Termet ne shtetin me qindra mijra shqiptare! Ja cfare dihet deri me tani (epiqendra dhe magnituda)

I frikësuar se mimika dhe nervat mund ta tradhtonin gjatë deklaratës së tij, Rama zgjodhi ta bënte atë jo “live” dhe pa praninë e gazetarëve, duke ngritur edhe më shumë dyshime mbi atë se çfarë përmban dosja e “SHISH”-it.

Duke parë se dy aktorët kryesorë të përfshirë në këtë dosje janë ish-kreu i SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe koordinatori i krimit, Ergys Agasi, me rregull treshi, Rama shfaqet diku në ato ujëra.

Related article  Nuk paraqiteshin në mënyrë në punë, shkarkohen nga detyra 20 zyrtarë në ministri

Thënë ndryshe, nervozizmi dhe sikleti i Ramës lidhur me këtë çështje ngrenë dyshime se emri i tij mund të dalë në mesazhet e kapura mes Agasit dhe Hysenit. Duke pasur lidhje si me Vlora Hysenin, ashtu edhe me Agasin, Rama duket se ka frikë se mos shfaqet në bisedat e tyre dhe ato më pas bëhen publike e dalin në media, siç ka ndodhur me dosje të mëparshme.

Related article  E fundit! Shkrihet policia e Sarandës

Mbase për këtë arsye, kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij, akuzoi SPAK-un për zbulimin e sekretit hetimor, si dhe për përdorimin e mediave për shpërndarjen e tij.

Por 34 minutat e Ramës, në vend që të shuanin pikëpyetjet, duket se prodhuan të tjera. Sepse në një çështje ku përfshihet ish-drejtuesja e institucionit më të rëndësishëm të inteligjencës në vend, nuk mjafton të flasësh gjatë për të bindur publikun se nuk ke asgjë për të fshehur./Pamfleti

Published inNEWS