Skip to content

Aksident tragjik, nderron jete një grua me fëmijën e saj

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot, të premten, pranë Bujanocit, ku në një aksident të rëndë trafiku kanë humbur jetën një fëmijë dyvjeçar dhe nëna e tij.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën magjistrale, e njohur si autostrada e vjetër, në drejtim të Vranjës, raporton Presheva.com. Sipas Shërbimit të Urgjencës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, përcjell preshevacom, në aksident janë lënduar edhe disa persona të tjerë. Ekipet e Urgjencës kanë transportuar të lënduarit drejt Qendrës Shëndetësore në Vranjë për trajtim mjekësor.

Related article  Lëvizje në Policinë e Shtetit, kush do të drejtojë keto qarqe, dalin emrat

Sipas informacioneve jozyrtare, aksidenti ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy automjeteve. Rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Related article  Del foto e te riut qe humbi jeten

Për shkak të aksidentit, rruga është aktualisht e mbyllur për qarkullim, ndërsa policia po e ridrejton trafikun. Automjetet që vijnë nga drejtimi i Vranjës devijohen përmes Banjës së Bujanocit, ndërsa ato që vijnë nga drejtimi i Bujanocit po kalojnë nëpër rrugën e vjetër.

Related article  “I biri i një krimineli”/Përmbyset gjithçka: Kush e detyroi Parashqevinë të largohej nga Shqipëria

Policia dhe ekipet kompetente po punojnë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

Published inNEWS